Hoxhaj nuk i shkon në takim Kurtit

21 maj 2021 | 14:46

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj nuk do t’i shkojë në takim Albin Kurtit, duke kërkurar transparencë dhe debat në Kuvendin e Kosovës

Hoxhaj përmes një letre i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke e njoftuar se nuk do të shkojë në takimin me partitë opozitare, të thirrur nga Kurti.

Hoxhaj është shprehur se çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti pas vizitës së tij në Bruksel, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Këto janë përgjegjësi të qeverisë dhe nuk janë tema të cilat duhet t’i diskutoni në takime të mbyllura me liderët e partive opozitare. Ndërsa, nëse përmes formulimit “çështje madhore” i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëhere unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirëinformuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo “çështje madhore”, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfim i bashkëshortëve Bajram dhe Zoja Seferi, Likoc  Bajram dhe…