Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një personi (Foto)

21 maj 2021 | 14:59

Policia e Pejës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari.

I kërkuari është Valon Mema nga Peja, i moshës 44-vjeçare, dhe i gjatësisë një metër e 80 centimetra.

I pandehuri akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • VALON (Vehbi) MEMA i lindur me 09.04.1977 në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

  • “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot deputetin shqiptar…