Raporti 24-orësh i IKShPK-së: Dy të vdekur, 156 të shëruar dhe 58 raste të reja me Covid

21 maj 2021 | 15:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur dy persona nga Covidi dhe janë shëruar 156 persona.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 58 raste të reja me Covid, shkruan “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

156 TË SHËRUAR DHE 58 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Pejës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës…