Shefat Isufi: Do t’ju gëzoj sonte me fitore në Beograd

21 maj 2021 | 15:21

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, sonte ndeshet në Beograd të Serbisë me Ericles Torres Marin.

“Jam shumë mirë, jam relaks, jam në formë të mirë”, ka thënë Isufi për klankosova.tv.

I pyetur për pritshmëritë nga kjo ndeshje me Ericles-in, Isufi e sheh si derë drejt sukseseve më të mëdha.

“Kjo ndeshje do të më hapë rrugë që të sfidoj një titull të vlefshëm”.

Ai në fund u shpreh falënderues për të gjithë shqiptarët që e mbështesin në baza të përhershme, dhe premtoi se do t’i gëzojë me fitore.

“Unë do të jem falënderues për të gjithë shqiptarët që më mbështesin çdo herë, edhe sonte do t’ju gëzoj me një fitore”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e argëtimit nga brendi Jaffa Champion, këtë vikend për…