![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/ANXHELA-1.jpg)
Këto janë shtetet të cilat e votuan Shqipërinë në Eurovision
23 maj 2021
| 12:38
Mbrëmë u mbajt nata finale e festivalit europian të këngës Eurovision.
Anxhela Peristeri e përfaqësoi Shqipërinë këtë vit me këngën ‘Karma’ e cila arriti të zë vendin e 22-të, ndërsa fituese ishte Italia.
Shqipëria arriti të jetë finaliste bashkë me 39 shtetet e tjera e cila përformoi e dyta më radhë mbrëmë.
Ndërsa, shtetet të cilat e votuan Shqipërinë, pra Anxhela Peristerin me projektin e saj muzikor ‘Karma’ ishin Holanda e cila i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë Danimarka, kurse Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, prej të cilave grumbulloi gjithsej 22 pikë.
Këngëtarja shqiptare, po ashtu ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/05/annn.jpg)
![](https://ml7haz9oke3n.i.optimole.com/hV9KxDA-QUKwEVUe/w:863/h:484/q:auto/https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/05/eurovision21-rezultatet.jpg)