![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/pacolli-8.jpg)
Pacolli në ‘Ditën e Presidentit’ përmend Thaçin: S’duhet t’i harrojmë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën
24 maj 2021
| 11:55
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur se Ibrahim Rugova vazhdon t’i mungojë skenës politike.
Me rastin e “Ditës së Presidentit”, Pacolli ka folur edhe ish-presidentin tjetër të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili sipas tij po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Hagë.
“Mos të harrojmë se presidenti i fundit i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të përballët me drejtësinë padrejtësisht dhe i urojë kthim sa më të shpejt në familjen dhe vendin e tij. Kosovës i kemi borxh shumë, sepse është vendlindja ynë, dhe meriton çdo të mirë, por po ashtu nuk duhet t’i harrojmë asnjëherë ata që sakrifikuan çdo gjë për Kosovën!”, është shprehur Pacolli.