Gjilani pranon 133 pako ushqimore dhe higjienike nga zyra e OKB-së

24 maj 2021 | 12:03

Komuna e Gjilanit ka pranuar të hënën një donacion prej 133 pakove ushqimore dhe higjienike nga Zyra e OKB-së në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Zyrën e OKB-së për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Gjilanit.

“E falënderoj misionin e OKB-së në Kosovë për mbështetjen në kohë pandemie me pako ushqimore dhe pako higjienike, për qytetarët e Gjilanit që janë në listën e gjendjes sociale, për një mirëqenie më të mirë. Ne kemi qenë përfitues edhe të disa programeve të tjera nga z. Tahir Zanin, përfaqësues special dhe zonja Freemen”, ka thënë Haziri.

Ndërsa Barrie Freemen, zëvendësshefe e Zyrës së OKB-së në Kosovë, ka thënë se ndihet mirë që ka dorëzuar këtë donacion, i cili është mbështetje për njerëzit në nevojë në Komunën e Gjilanit për ta përballuar situatën me pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aeroplan që fluturonte nga Greqia për në Lituani bëri…