Kurti: Azem Shkreli e Ali Podrimja na mungojnë shumë

24 maj 2021 | 12:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar shkrimtarin Azem Shkreli, në 24-vjetorin e vdekjes së tij duke thënë se “Azem Shkreli dhe Ali Podrimja po na mungojnë shumë”.

“Ali Podrimja apo Azem Shkreli? ‘Lum Lumi’ apo ‘Karavani i bardhë’? Këto dilema nuk kemi nevojë t’i zgjidhim.  ‘Shtatë nga ata’ titullohet një libër i tij për Çetën e Llapit, për djemtë dhe vajzat kaçake që para më shumë se tri dekadave vepronin ilegalisht kundër Serbisë. Këso lloj librash na nevojiten për UÇK-në”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, humbi nënën e…