Deputetët do të vaksinohen sipas planit të njëjtë për të gjithë qytetarët

24 maj 2021 | 14:11

Republika e Kosovës nuk ka plan të veçantë për vaksinimin e deputetëve të Kuvendit.

Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se deputetët do të imunizohen sipas planit nga institucionet shëndetësore.

“Nuk e konsiderojmë se duhet të jenë përjashtim nga kategoritë e moshës së qytetarëve. Ata do të vaksinohen sipas planit të vaksinimit sikur për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, është shprehur Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka bërë me…