“Java e pastrimit me Unitetin” fillon në Vushtrri

24 maj 2021 | 19:27

Sot, në Vushtrri kemi filluar kampanjën “Java e pastrimit me Unitetin”, e cila do të vazhdoj deri të premten.

Këtë aktivitet e hapën Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina dhe Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të cilët ftuan vullnetarët t’i bashkohen këtij aksioni që ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të pastër për qytetarët e Vushtrrisë.

Njësisë Operative të KRM “Uniteti” në Vushtrrisë për kryerjen e këtij aksioni një javor, i janë bashkuar me kapacitete ndihmëse edhe Njësia Operative e Mitrovicës dhe Skenderajt.

Falënderojmë për bashkëngjitje në aksion kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me bashkëpunëtorë, Organizatën e Kryqit të Kuq në Vushtrri, Qendrën rinore “Hareja”, OJQ “Shoqëria për Shoqërinë” dhe qytetarë vullnetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dukagjinit do të…