![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/2-pirlo.jpg)
Gazetari italian: Juve shkarkon Pirlon
24 maj 2021
| 19:54
Kualifikimi në Champions League , mund të mos jetë i mjaftueshëm për Andra Pirlon që të vijojë aventurën me Juventusin.
Gazetari i Top Calcio 24, Matteo Caronni ka publikuar një lajm të bujshëm së fundmi.
“Kanë ardhur zëra nga Torino për shkarkimin e Andrea Pirlos. Jemi në pritje të konfirmimit, por duket se i është komunikuar se nuk do të jetë më trajneri i Juventus sezonin e ardhshëm”, raportohet në Twitter.
Dy emrat që janë përmendur më shumë në javët e fundit si pasardhës të mundshëm të Pirlos te bardhezinjtë janë Allegri dhe Zidane.