Këta janë kandidatët për gjyqtar të Kushtetueses që do të votohen në Kuvend

24 maj 2021 | 22:09

Sot ka përfunduar intervistimi me gojë i kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të perfomancës në testin me shkrim dhe intervistimit, Komisioni i Posaçëm ka bërë gati listën e ngushtë të kandidatëve që pritet të shkojnë për votim në seancë plenare të Kuvendit.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh nga burimet e saj se Komisioni i Posaçëm i Kuvendit, i përbërë nga anëtarët e të gjitha grupeve parlamentare, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese, tashmë ka përzgjedhur 4 kandidatë të listës së ngushtë.

Në listën e ngushtë bëjnë pjesë:

1. Vigan Qorrolli,
2. Hilmi Jashari,
3. Visar Morina,
4. Haxhi Xhemajli.

Katër emrat e lartcekur janë më të vlerësuarit nga Komisioni i Posaçëm e të cilët do të votohen në deputetët e Kuvendit.

Në thirrjen e Kuvendit të Kosovës për një gjyqtar të Kushtetueses kanë aplikuar 11 kandidatë.

Kujtojmë që gjyqtares së Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, i përfundon mandati në qershor të këtij viti.

Javën e kaluar Kushtetuesja zgjodhi Gresa Cakaj Nimani si kryetare të e re të këtij institucioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 200 persona mbetën të plagosur në Malajzi në një…