Rashkaj tërhiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës

24 maj 2021 | 22:14

Futbollisti Anel Rashkaj ka lajmëruar se është dorëhequr nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.

Kapiteni kosovar tha, përmes një videoje në Facebook, se ai e ka lajmëruar FFK-në për vendimin e tij.

“E kam informuar Federatën e Futbollit të Kosovës se nuk do të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës si lojtar dhe pas 12 vitesh aktiv në periudha të ndryshme mendoj që është koha e duhur t’i them lamtumirë Kombëtares së Kosovës”, tha Rashkaj.

Ai, ndër të tjera, tha se ëndrra e tij ishte për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës dhe se ndihet falënderues për stafin, futbollistët dhe tifozët, por nuk dha ndonjë shpjegim se pse ai e mori këtë vendim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka përfunduar intervistimi me gojë i kandidatëve për gjyqtar…