Molliqaj: Për Kurtin ka kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje

25 maj 2021 | 16:06

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjedhje e problemeve.

Ai ka thënë se deklarata e sotme ministres Rozeta Hajdari dëshmon se reciprociteti ishte farsë elektorale e Qeverisë Kurti.

“Për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve.  Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata”, ka shkruar Hajdari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Molliqaj ka thënë se Kurti tashmë ka ndërruar anë dhe është duke u shmangur në raport me reciprocitetin.

“Historia jonë politike i njeh dy rryma kryesore përballe Serbisë: ata që ishin për vetëvendosje deri në shkëputjen përfundimtare; dhe qasjen autonomiste, qasje që i frikësohet shkëputjes së lidhjeve me Serbinë. Qasja autonomiste nuk e sheh dot problemin në sy sepse udhëhiqet prej frikës dhe instinktit të vetëruajtjes. Kurti qartazi ka ndërruar anë, ai sot shmanget, ikën, dhe pastaj drejt kompromiseve që nuk zgjidhin asgjë. Qasja autonomiste prodhon nënshtrim, rrjedhimi i saj logjik është autonomia përmes Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e reagimeve ndaj deklaratës së sotm e të…