![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/auto_2018-05-05T155310Z_2068622679_RC1A6F48F6D0_RTRMADP_3_SOCCER-ENGLAND-WBA-TOT1525535675.jpg)
WBA-ja befason Tottenhamin
05 maj 2018
| 20:34
WBA-ja ka arritur të mposhtë në minutat e fundit Tottenhamin, në xhiron e parafundit në Premier Ligë.
Tottenhami nuk arriti marrë asnjë pikë në udhëtim te WBA-ja pasi pësoi gol në minutën e 90+3, kur Livermore shënoi për t’i siguruar pikët e plota ekipit të tij, transmeton Koha.net.
Në vendin e katërt Tottenhami mbetet në kuotën e 71 pikëve, kurse WBA-ja në vendin e 19 ka 31 pikë.