Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, BE-ja t’i mbajë premtimet

28 maj 2021 | 11:11

Ministri gjerman i Shtetit për Evropë, Michael Roth, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) t’i mbajë premtimet për heqjen e vizave.

“Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë”.

“Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Evropian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ka deklaruar ai nga Tirana, ka thënë Roth, raporton “Deutsche Welle”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri…