Kelmendi: Synojmë vendin e parë në grup

28 maj 2021 | 19:17

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme që u takojnë eliminatoreve për “Euro 2022”.

Prej 3 deri më 5 qershor vashat “dardane” luajnë në Prishtinë me Qipron, Luksemburgun e Portugalinë. Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë. Kapitenia Njomza Kelmendi ka konfirmuar se synim mbetet kualifikimi. Njomza së bashku me Blerta Ahmetxhekajn e Rinesa Ukajn po punojnë me seriozitet maksimal me trajneren e portiereve, Valbona Rudaku.

“Atmosfera është e mirë dhe po punojmë me përkushtim maksimal. Presim të kompletohemi në ditët e ardhshme dhe do të kemi më pas disa stërvitje me grup të kompletuar. Javën tjetër na presin ndeshje të vështira, por jemi të përkushtuara për të dhënë më të mirën e mundshme. Natyrisht synimi mbetet vendi i parë në grup. Ndonëse kundërshtarët janë të vështirë, me angazhim e përkushtim besojmë se mund t’ia dalim ta fitojmë grupin”, ka thënë Kelmendi.

Kontributi i portiereve, Njomzës, Blertës e Rinesës, është jetik për synimin për të kaluar me sukses raundin e parë kualifikues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin e masave…