Agron Kuçi rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Junik

06 maj 2018 | 12:44

Kryetari aktual i komunës së Junikut, Agron Kuçi, është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë komunë.

Besimin për këtë mandat ai e ka marrë në Kuvendin e VIII të AAK-së në Junik.

Në punimet e këtij Kuvendi të AAK-së ishte prezentë edhe lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, i cili dha fjalë të mira për qeverisjen e Kuçit në këtë komunë.

Haradinaj ka konfirmuar edhe përkrahjen e Qeverisë për komunën e Junikut në projekte të ndryshme, raporton “Epoka e re”.

Agron Kuçi për tri mandate radhazi i ka fituar zgjedhjet në komunën e Junikut, si kryetar komune.

Po ashtu, ai që nga paslufta e drejton degën e AAK-së në Junik.

“Jam shumë i nderuar për besimin e marrë në Kuvendin e VIII për drejtimin e AAK-së në Junik. Me Junikun bashkë në fitoret e radhës”, ka shkruar Kuçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fotografia e Agron Kuçi

Fotografia e Agron Kuçi

Fotografia e Agron Kuçi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj,…