Haradinaj në Orllat: Mos të lejojmë askënd të nëpërkëmbë sakrificën tonë për liri

30 maj 2021 | 13:19

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ishte prezent në Orllat ku u bë zbulimi i pllakës përkujtimore të heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Ai ka thënë e Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, do të mbijetojnë shekujt.

“E di rrugën e jetës së tij, ai u flijua pak ditë para lirisë dhe kjo është një dëshmi se çdo minutë dhe çdo ditë e luftës ishte me dhimbje, ishte me flijime, ishte me gjak, me njerëz tonë edhe ne duhet të bëjmë kujdes ta ruajmë lirinë tonë, ta forcojmë lirinë tonë dhe mos të lejojmë asnjëherë askënd ta mohojë apo ta nëpërkëmbë një sakrificë kaq të madhe dhe një luftë kaq të madhe të popullit tonë. Lavdi të rënëve për liri”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit të tij pranë pllakës përkujtimore të dy heronjve në Orllat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Zekerija Idrizi Gjithandej nëpër gazeta, revista, portale e media…