Kurti pret në takim babanë e heroit Enver Zymberi

30 maj 2021 | 13:28

Më 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit, policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, i cili ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës në veri.

“Në zyrën time prita Muharrem Zymberin, babanë e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Playboy’ mund të ketë ndaluar botimin në shtyp vitin e…