Mourinho e dëshiron Xhakën, kjo është përgjigjja e shqiptarit

30 maj 2021 | 15:56

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është synim i trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinhos, i cili e dëshiron si përforcim për repartin e mesfushës.

“Kam dëgjuar për interesimin, gjë që më bën krenar. Padyshim që kam lexuar zërat që qarkullojnë rreth kalimit te verdhekuqtë”, ka thënë Xhaka për Blick.

“Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që e di si të fitosh tituj: mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit. Tani për tani unë jam i përqendruar 100% tek Kombëtarja. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, më e rëndësishme sesa Arsenali apo zërat e merkatos”.

“Unë kam edhe dy vjet kontratë në Londër dhe te Arsenali e dinë se çfarë mund të jap. Por kur të jetë koha e duhur dhe duhet të flasim për një transferim, unë do të jem i gatshëm”, ka shtuar Xhaka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Qeveria…