Nata e fundit e orës policore (video/foto)

30 maj 2021 | 23:52

Pas një kohe të gjatë qytetarët e Kosovës mund të lëvizin më lirshëm nga dita e hënë, 31 maj 2021.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim javën e kaluar, të premten, që të hiqet kufizimi i qarkullimit të lëvizjes, të zgjatet orari i punës në gastronomi dhe që qytetarët mund të lëvizin pa maskë në ambient të hapur kur janë duke lëvizur vetëm, shkruan “Epoka e re”.

Sonte që nga ora 22:30 deri në mesnatë intensiteti i qarkullimit ka shkuar drejt rënies.

Policia si zakonisht në orët policore ushtroi kontroll sporadik në disa pika kontrolli në kryeqytet. Qarkullimi në këmbë ishte simbolik.

Lehtësimi i masave kundër Covidit ka ndodhur duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mbi situatën epidemiologjike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka regjistruar të dielën, 23 raste të infektimit me koronavirus, pas testimit të 2,120 mostrave.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me këtë virus.

IKShPK-ja ka njoftuar se më 30 maj janë shëruar 130 pacientë nga sëmundja Covid-19, derisa raste aktive janë 2,380.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,405 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Procesi i vaksinimit kundër Covid-19, në Kosovë ka nisur dy muaj më parë, ndërkaq deri më 29.05. 2021 janë vaksinuar mbi 63 mijë qytetarë, ose mbi 1,000 qytetarë brenda një dite.

Kosova deri tani ka pranuar mbi 177 mijë doza vaksinash, si donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dhurimin e vaksinave në vendet e varfra, apo Bashkimi Evropian.

Video/foto: gazeta “Epoka e re”

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar xhirimet e filmit ‘Pritja’, që do bazohet në…