Veteranët e UÇK-së ia urojnë ditëlindjen Kadri Veselit

31 maj 2021 | 10:33

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ia ka kuruar ditëlindjen ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Klinaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një foto nga arkiva ku shihet Veseli në një foto së bashku Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Sfidat që me shokë po i kaloni, nuk janë personale por të përgjithshme. Prandaj, si shoqëri dhe shtet, duhet të mundohemi që t’ua lehtësojmë ato. Urime datëlindjen Kadri Veseli”, ka shkruar ai.

 

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të ShBA-së, Matthew Palmer ka arritur në…