Në Skenderaj nis “Java e Pastrimit”, Bekim Jashari i bashkohet aksionit

31 maj 2021 | 14:34

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, sot ka filluar aksionin “Java e Pastrimit”, ku për një javë në mënyrë vullnetare do të bëhet pastrimi i hapësirave publike dhe largimi i mbeturinave.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeshefi i KRM “Uniteti” Gazmend Morina dhe Kryetari Jashari.

“Me rastin e fillimit të këtij aksioni, bëra thirrje për qytetarët që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë duke e trajtuar atë si shtëpi tonë të përbashkët.

Falënderime të mëdha për KRM “Uniteti” dhe gjithë ata vullnetarë të cilët i janë bashkangjitur këtij aksioni.

Bashkë në mbrojtje të mjedisit, ka shkruar Jashari, përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, nuk e ka…