“Dokumentet për vaksinat” përplasin ministrin Vitia me ish-ministrin Zemaj

01 qershor 2021 | 10:11

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ish ministri Armend Zemaj janë përplasur lidhur me çështjen e pranim-dorëzimit të dokumenteve për negocimin e sigurimit të vaksinave anti-Covid.

Vitia ka thënë se në asnjë dokument, nga dosjet sa i kanë pranuar, nuk ka pasur dosje për vaksina. Këtë e ka mohuar Zemaj duke shtuar se gjatë dorëzimit të detyrës i ka dorëzuar edhe dosjen me dokumente për negociatat me Pfizer.

“Me keqardhje mund të them se në asnjë moment nuk është përmendur dosja e Pfizerit, keni thënë se këto janë dokumentet. Ndoshta edhe ju keni qenë i emocionuar që po dilni nga zyra. Unë kam kërkuar nga kabineti që disa herë ta bëjnë kontrollin e këtyre dokumenteve. Asnjë dokument për vaksina nuk e kemi gjetur lidhur me negociatat”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se masat nuk kanë qenë politike, duke shtuar se në kohën kur janë vendosur ka qenë numër shumë i madh i rasteve.

Ai ka thënë se këto masa është dashur të vendosen më herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,…