Palmer: Njohja e ndërsjellë hap rrugën drejt Evropës

01 qershor 2021 | 11:44

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka bërë me dije se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

Gjatë një konference të përbashkët për media me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer ka deklaruar se ShBA-ja vazhdon ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës”, ka thënë Palmer.

Ai nuk ka dashur të flas se cili duhet të jetë kompromis i palëve për të arritur një marrëveshje përfundimtar.

Sipas zyrtarit të lartë amerikane, kjo ju takon palëve. “Nuk është në dorën e ShBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Dialogu nuk udhëhiqet nga ShBA-ja e BE-ja, por udhëhiqet nga palët. Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga ShBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe avokuar teksa procesi ecën përpara”, ka deklaruar Palmer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha së bashku…