Besnik Tahiri: Qeveria Kurti ta ndalë synimin për kapjen e institucioneve të pavarura

01 qershor 2021 | 12:10

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shërbyesit civilë duhet të mbrohen nga goditjet e njëanshme që politika i ndërmerr.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Qeveria Kurti duhet ta ndalë synimin për kapjen e institucioneve të pavarura dhe që të mos ushtrojë presion mbi shërbimin civil.

Ai ka bërë me dije se në Komisionin për Administratë Publike ka kërkuar nga Këshilli i Pavarur të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale, pa u ndikuar politikisht.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është institucion i pavarur kushtetues që siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil, pra është Gjykata që duhet të ndajë drejtësi për shërbyesit civil. Shërbyesit civil duhet të mbrohen nga goditjet e njëanshme që politika i ndërmerr. Kërkesa ime për Qeverinë Kurti është të ndalet me synimin për kapjen e institucioneve të pavarura dhe që të mos ushtrojë presion mbi shërbimin civil. Në Komisionin për Administratë Publike kërkova nga Këshilli i Pavarur të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale, pa u ndikuar politikisht”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Fazliu shpalle te palvefshme Deftesen dhe diplomen e SHMLT…