Arabia Saudite e ul volumin e altoparlantëve në xhami

01 qershor 2021 | 12:35

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë vendosur që volumi i altoparlantëve të vendosur nëpër xhami për thirrjen e ezanit të ulet në masën 30 për qind për shkak të ankesave nga publiku.

Sipas ministrit të Çështjeve Islamike, Abdullatif al-Sheikh, kishte pasur shumë ankesa nga prindërit, të cilët thoshin se zhurma e lartë pengonte gjumin e fëmijëve.

Megjithatë, vendimi ka sjellë reagimin e fortë të grupeve konservatore. Por, Al-Sheikh ka thënë se ata që duan të falen, nuk kanë nevojë të dëgjojnë thirrjen e ezanit.

Ai i ka quajtur njerëzit që e kritikojnë këtë vendim si “armiq të mbretërisë” dhe se donin që të “trazonin opinionin publik”.

Gjatë viteve të fundit, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, ka ndërmarrë disa vendime për të ndryshuar fytyrën e mbretërisë konservatore dhe për të ulur peshën e fesë në jetën publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka publikuar raportin e ekspertizës për…