Asnjë rast aktiv me Covid në Kamenicë

01 qershor 2021 | 12:40

Komuna e Kamenicës aktualisht nuk e ka asnjë rast aktiv me Covid-19.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka thënë se ky është lajm i mirë, duke kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Ky është një super lajm! Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me Covid-19! Por, kjo nuk do të thotë të anashkaloni kujdesin për juve dhe njerëzit rreth jush! Qofshi shëndosh e mirë secili!”, ka thënë Kastrati.

Më tutje, ai ka thënë se të gjithë të vaksinuarit në Kamenicë nuk kanë pasur asnjë problem apo efekt anësor.

“1 160 vaksina të ekzekutuara në Kamenicë dhe asnjë prej të vaksinuarve nuk kanë pasur ndonjë problem apo efekt anësor. Shpresoj që sa më parë të nis edhe vaksinimi i popullatës, e ne do përkujdesemi që i gjithë procesi të shkojë ashtu siç duhet”, është shprehur Kastrati.

Ndryshe në Komunën e Kamenicës që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë identifikuar 1 550 raste me Covid, prej tyre 1 485 janë shëruar dhe 65 persona kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një ndeshje…