Sejdiu: Mëkat që Mitrovica, Gjakova, Peja, Prizreni e Vushtrria nuk janë në Superligë

01 qershor 2021 | 12:50

Trajneri i mirënjohur, Gani Sejdiu, ka komentuar në emisionin sportiv “2me1” në RTV 21 edicionin 2020/21 të Superligës.

Teknik mitrovicas ka folur me theks të veçantë për momentet e vështira që po kalojnë klubet me renome në futbollin vendor.

Trepça, Vëllaznimi, Liria, Besa e tani Trepça ’89 kanë rënë në Ligën e Parë, ndërsa Vushtrria në Ligën e Dytë.

“Historia nuk mjafton të jesh kompetitiv siç ke qenë më parë. S’duhet të jetojmë me iluzionet e të kaluarës. Trepça ’89 ra në Ligën e Parë, ndërsa Vushtrria në të dytën. E shohim Trepçën, me të cilën kam fituar titullin kampion dhe Besën, me të cilën fitova Kupën e Kosovës, po ashtu në Ligën e Parë”, deklaroi Sejdiu.

“Pastaj Vëllaznimi, te i cili kisha një eksperiencë që nuk do ta harrojë kurrë. I gjithë opinioni kosovar e di çfarë ambienti është Gjakova, por kur e përjeton atë është ndryshe. E kam parë, e kam ndjerë nga brenda se çfarë është futbolli për Gjakovën. Pastaj kemi edhe Lirinë, e cila dihet çfarë tradite ka”, shtoi ai.

Sejdiu deklaroi që skuadrat e inkuadruara në Superligë si Dukagjini, Malisheva dhe Ulpiana, meritojnë respekt të jashtëzakonshëm për organizimin dhe suksesin e treguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (ShPI), Naser Muja, ka…