Pochettino kërkon të largohet nga PSG-ja

02 qershor 2021 | 08:53

Ende vera nuk është futur mirë. Temperaturat janë normale, por jo në futboll. Shumë klube të mëdha kanë ndryshuar trajnerët dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe te PSG.

Mauricio Pochettino mund të largohet pas gjashtë muajsh. Prej ditësh ka pasur shumë zëra. Një nga gazetat më të mëdha në Francë, Liberation”, shkruan se argjentinasi dëshiron të largohet.

Gazeta shkon më tutje, teksa shkruan që Pochettino ua ka shprehur drejtuesve dëshirën e tij për të dalë i lirë, edhe pse ka kontratë deri më 30 qershor 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti rikthehet në Real Madrid. Italiani ka zgjidhur kontratën…