![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/IMG_20210601_183614.jpg)
Portret – Faik Ukëhaxhajt
Me rastin e vitit Jubilar të vitit 1981
Te pragu i shtëpisë sot të takova,
Cigaren, të preferuaren tënde,
E mbaje mes gishtave dhe mendoje…
Nuk hyje brenda, porten veneroje.
Më pyeti cili vit është ky?
Viti i 21-të i shekullit 21, që ti nuk arrite
Ta përjetosh.
Më pyeti: Pse më mbanë mëri?
Eh, ti- i thash, zgjodhe rrugën e përjetësisë
Hyre në histori me shokë…
Të jam xheloz
Liria erdhi,
Por ty po të pres, e nuk po vjen dot
Ngrehi fort në cigare…
Sikur donte të helmonte mushkërinë
Apo ishte heshtje e qellimtë…!
Heshtje që fliste përmes tymit.
Më i menduar, më i thinjur ishte.
Por ishte vet ai që e njihja…
I thash: ke kohë që s’ke dal n’sokak
Nga i pari fqinj te i fundit,
Nga një kafe e ndonjë llaf,
Në mbrëmje odave të burrave,
Historitë përgjatë shekujve,
Që i kuvendonim çdo natë…
Malli më ka marrë për ty…!
Më harro!
Sepse isha veç tym në këtë jetë!
Isha sa për të qenë!
Kthehem ndonjëherë, ndonjë cigar ndezë…
E kaloi prapë andej…
Ah, malli që më djeg.
Kundroj anë e kënd…
Rrafsh e bjeshkë.
Ulem në prag të oborrit dhe cigare ndezë,
Ngjitem lartë te kroi në bjeshkë.
Atje shuaj etjen për mallin …
Ah ai mall që s’më lë të qetë…
Me 2 qershor gjithmonë të pres,
Prej lartësive të kthehesh…
E kur nuk vjen?!
Në natën e kthjelltë,
Flas me një nga yjet…
Eh, ti ylli im, buzëqeshë e më përshëndet!
Shkëlzen Ukëhaxhaj
30 maj 2021