![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/LOPEZ.png)
Yjet që qëndruan miq pas ndarjes
02 qershor 2021
| 10:57
Në botë ka dy lloj njerëzish. Të parët janë ata që nuk duan kurrë që të shohin ish-partnerët e tyre pasi lidhja e dashurisë ka marrë fund. E madje për t’u siguruar që rrugët e tyre nuk mund të bashkohen më, ata mund të shkojnë në qytet apo vend tjetër për të nisur një jetë të re.
Lloji i dytë i njerëzve janë ata që qëndrojnë shokë me ish-at e tyre. Kjo ndodh në të shumtën e rasteve me çiftet që janë prindër. Për të mirën e fëmijëve ish-çifti vendos që të mbajnë një raport të mirë shoqëror.
E ky rast demonstrohet mjaft mirë nga Jennifer Lopez, e cila edhe pse ka nisur një romancë të re me Ben Affleck, u pa duke drekuar me ish-bashkëshortin, Marc Anthony.
Por ata nuk janë të vetmit. Në fotot e mëposhtme do të gjeni personazhet e njohur të ekranit që dikur kanë qenë në një romancë dashurie, e tani janë vetëm miq.
Hugh Grant dhe Liz Hurley
![Nga Lopez te Pitt, yjet që qëndruan miq pas ndarjes (FOTO)](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60b7338e11f7a.png)
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston
Bruce Willis dhe Demi Moore
Sinitta dhe Simon Cowell
Michael Sheen dhe Kate Beckinsale
Chris Martin dhe Gywnethpaltrow
Jennifer Lopez e Marc Anthony