Tërmkolli thotë se në LDK po ndodh ‘spastrim etnik’

02 qershor 2021 | 12:08

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka thënë se në këtë parti është duke u bërë “spastrim etnik”.

Tërmkolli ka thënë se kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama  nuk dallon as nga ish-kryetari Isa Mustafa dhe as nga kryetari i tanishëm LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“‘Spastrimi etnik’ i LDK-së është bërë kaherë qëllim politik, metodë pune dhe mjet për grabitje e karrierë. Si dje, si sot. Kriter për një pozitë, që nga pozita e kryetarit të LDK-së e tutje është: të mos jesh i LDK-së, të jesh anti-LDK e anti-Rugovë! Kandidati për Prishtinën nuk dallon me asgjë nga kryetari i LDK-së, i sotmi e i djeshmi dhe nga ata që i kanë bërë këta. Vazhdoni, vazhdoni….edhe pak!”, ka shkruar Tërmkolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brooklyn Nets mbyllin llogaritë me Boston Celtics dhe kualifikohen në…