Evertoni e dëshiron Gerrardin si pasardhës të Ancelottit

02 qershor 2021 | 12:31

Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier Ligë, kësaj radhe si trajner. Evertoni është interesuar për të zëvendësuar Carlo Ancelottin dhe ka zgjedhur pikërisht legjendën e Liverpoolit.

Gerrard ka fituar simpati në botën e futbollit si trajner pas fitimit të kampionatit me Rangers që u shënua si ngjarje historike në Skoci.

Problemi i vetëm është se Evertoni është skuadra rivale e Liverpool për shkak se janë të të njëjtit qytet. Ndoshta tifozët e “The Reds” mund të zhgënjehen nëse Gerrard zgjedh Evertonin dhe sfidon Liverpoolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka kujtuar disa…