Abdixhiku tallet me Kurtin: Ia kam dërguar një dokument për dialogun sepse nuk po di

02 qershor 2021 | 13:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në tryezën e organizuar nga Lëvizja “Fol” ka adresuar kritika për qeverinë Kurti, që sipas tij e kanë nisur dobët punën më ekzekutiv.

“Kjo qeveri fatkeqësisht për Kosovën ka treguar se e ka startin më të dobët. Nga pjesëmarrja në zgjedhjet në Shqipëri, e deri të mesazhet që po i dërgojnë jashtë. Ka një arrogancë të pashpjegueshme që natyrisht do t’i kthehet boomerang në kohë”, ka thënë ai.

Abdixhiku në debatin “Fol hapur”  ka thënë se i gjithë kabineti i Kurtit është i dobët dhe se kanë mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik.

“I gjithë kabineti qeveritar është i dobët. Një pjesë e tyre kanë qenë ish drejtor në Komunën e Prishtinës dhe punën e tyre e kemi parë. Mungesë serioze të përfaqësimit të ideve në publik. Kushdo që lexon programin qeverisës e kupton sa i thatë është. Është një qeveri e praktikantëve dhe jo qeveri e burrave dhe grave më të mira të vendit që duhet të udhëheqin guximshëm”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

Ai ka thënë se LDK nuk do të sillet sikur Vetëvendosje në opozitë.

“LDK-ja i ka bërë të qartë qëndrimin e saj qeverisës. LDK-ja nuk merr pjesë në dialog. LDK-ja ua ka dorëzuar një dokument që mund t’ju ndihmojë, sepse nuk po dinë. Kjo qeveri është e papërgatitur për të marrë pjesë në dialog. Kemi qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Në takim me Kurtin i kam kërkuar të ketë pozicion politik të qartë sepse duhet t’iu prezantoj qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Dokumenti që i kemi dorëzuar përmban disa parime rreth të cilave duhet të sillet Kosova, mos të diskutohet për Kosovën por të diskutohet me Kosovën si palë. Kosova të respektojë vendimin e GjND-së sa i përket statusit të saj. Të ketë konfirmim të plotë të qeverisë që çështjet e organizimit territorial nuk do të diskutohen ne dialog”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2020 në Kosovë, i cili tashmë njihet si…