![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/serum.jpg)
ShSKUK-ja furnizohet me serum kundër kafshimit të gjarprit
02 qershor 2021
| 13:50
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme rajonale, janë furnizuar me sasi të mjaftueshme me serum kundër kafshimit të gjarprit – Antivenom Imunoglobulin.