Shpërndarja e 80 milionë vaksinave, Blinkeni: Do t’i lëmë anash dallimet politike

02 qershor 2021 | 16:12

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) planifikojnë që në dy javët e ardhshme të shpërndajnë 80 milionë vaksina anti – Covid, për të ndihmuar disa nga vendet e varfra në botë në përballje me pandeminë.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado, Blinkeni ka thënë se administrata amerikane do të fokusohet në shpërndarjen e barabartë të këtyre vaksinave, duke lënë anash dallimet politike me këto vende.

“Në dy javët e ardhshme do të japim më shumë detaje për procesin, se si do të shpërndahen këto vaksina, në bazë të cilave kritere. Nuk do të bëjmë dallime politike gjatë këtij procesi”, ka thënë Blinkeni, raporton “Reuters”.

Të hënën, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se administrata e tij do të dërgojë të paktën 20 milionë vaksina “Pfizer/BioNTech”, “Moderna” dhe “Johnson&Johnson”, derisa 60 milionë doza të tjera janë nga “AstraZeneca”.

Administrata e Bidenit ka qenë nën presion të vazhdueshëm për shpërndarjen e këtyre vaksinave, me qëllim të lehtësimit të përballjes me pandeminë vendeve si India apo Brazili.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keidi Bare ishte një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që…