Nesër mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit, debatohet për arsimin

02 qershor 2021 | 16:19

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër (e enjte) do të vazhdojë seanca plenare e këtij institucioni.

Seanca do të fillojë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës do të jetë debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Kuvendi do të mblidhet sërish në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije…