Gropa gjigante hapet në ara, për pak nuk ‘përpin’ një shtëpi

02 qershor 2021 | 16:30

Në internet është publikuar një video e momentit ku një gropë gjigante, e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra, është hapur në Meksikë. Banorët e tmerruar janë larguar nga ajo zonë.

Gropa e madhe është krijuar në një fushë në Santa Maria Zacatepec të rajonit Puebla, shkruan “Daily Mail”.

Në video shihet se si pjesë të mëdha të tokës shemben dhe sharrojnë teposhtë.

Autoritetet meksikane kanë thënë se gropa e madhe është shkaktuar nga një fenomen gjeografik dhe varietet në përbërjen ujore të tokës.

Megjithatë, aktivistët lokalë kanë thënë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve.

Videon mund ta shikoni në këtë link.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani dhe artisti Genc Prelvukaj, ish-këshilltar i Memli Krasniqit, ka…