Gërvalla i reagon gazetës zvicerane: Publikuat pretendime të rrejshme, UÇK-ja s’ka kryer krime

02 qershor 2021 | 16:46

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar mediumit zviceran të cilit i ka dhënë një intervistë, duke thënë se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.

Gërvalla, ka thënë se UÇK-ja nuk ka kryer krime.

“‘NZZ’ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gërvalla ka përmendur UÇK-në dhe FARK-un, të cilët ajo ka thënë se kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.

“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medies gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e…