Tahiri i AAK-së: Zgjedhjet lokale të mbahen brenda afatit kushtetues

02 qershor 2021 | 17:48

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në takimin e zhvilluar me presidenten Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale ka shprehur qëndrimin e këtij subjekti se ky proces duhet të mbahet sipas afatit kushtetues.

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet lokale, për datën e zgjedhjeve. Për AAK-në është me rëndësi që këto zgjedhje të mbahen në afate kushtetuese, të mos shkurtohet mandati dhe mbi të gjitha të ketë dakordim me partitë parlamentare dhe joparlamentare”.

“U diskutua data 31 tetor. Mandati i kryetarëve të komunave përfundon më 22 tetor. Për AAK-në është tepër me rëndësi përgatitja e zgjedhjeve. Me rëndësi është që mandati të jetë i plotë dhe të ketë dakordim ndërpartiak”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një evakuim masiv i shtëpive mbi ujë po ndodh si…