Masazhi më i rrezikshëm në botë

02 qershor 2021 | 23:59

Dailao, që përkthehet “masazhi me thika” ose “terapia me thika”, besohet se ka fuqi shërimi fizike dhe mendore. Ky është një formë 2000 vjeçare e mjekësisë kineze. Ata, që e praktikojnë thonë, se për herë të parë është ushtruar nga murgjit në Kinën e lashtë.

Ky lloj masazhi u përhap në Japoni në Dinastinë Tang më shumë se 1000 vjet më parë dhe në Taivan pas luftës civile kineze në vitet 1940.

Pavarësisht, se tashmë është shumë e vështirë për të gjetur qendra masazhesh, që e ofrojnë këtë shërbim në Kinë apo në Japoni vitet e fundit ka filluar të rishfaqet si praktikë në Taivan, ku cilësohet si zgjidhja ideale për problemet e botës moderne.

Masazhatorët trajnohen në qendrën e edukimit Dao Liao I-Jing në Taipei rreth artit të lashtë të masazhit me thika. Kjo qendër ka gjithsej 36 degë në Taivan, 15 nga të cilat janë hapur vitet e fundit. Aty ka studentë nga e gjithë bota si për shembull nga Japonia, Hong Kongu, Franca dhe Kanadaja.

Në ditët e sotme njerëzit e kërkojnë masazhin me thika për të qetësuar dhimbjet fizike, për të përmirësuar gjumin dhe për të hequr mendjen nga problemet në çift. Ky lloj masazhi funksionon në mënyrë të ngjashme me akupunturën.

Të gjithë masazhatorët duhet t’i përmbahen disa rregullave strikte të jetesës. Atyre nuk u lejohet ta ofrojnë këtë shërbim nëse nuk janë në humor. Për më tepër ata mbajnë një dietë strikte vegane dhe zgjohen çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për tu stërvitur./BBC/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joakim Low po përjeton emocionet e fundit në pankinën e…