Shtetet e BE-së mund të hyjnë në borxhe edhe për vitin 2022

03 qershor 2021 | 08:51

Për shkak të krizës së Covid-19, rregullat e stabilitetit për vendet anëtare të BE-së u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar.

Kjo situatë nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit 2022.

Komisioni Evropian dëshiron t’i shfuqizojë rregullat e deficitit dhe borxheve për vendet anëtare të BE-së edhe në vitin e ardhshëm. Kjo u bë me dije nga Komisioni në Bruksel.

Komisioni Evropian e shpalli vendimin përkatës të mërkurën (02.06.2021).

Rregullat e stabilitetit të BE-së shfuqizohen edhe për 2022-n.

Në bazë të parashikimit të fundit të Komisionit për koniunkturën ekonomike, Komisioni vendosi të bëjë një përjashtim përkatës edhe për vitin 2022. Pritet që rregullat e deficitit dhe borxhit të rihyjnë në fuqi në vitin 2023.

Rregullat evropiane për deficitet buxhetore dhe borxhi i përgjithshëm i vendeve anëtare u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar, për shkak të krizës së me pandeminë Covid-19.

Synimi me këtë hap ishte që qeveritë të kishin mundësi të stimulonin me programe ndihme ekonominë, pa pasur frikë për sanksione nga Brukseli.

“Ne inkurajojmë shtetet anëtare të vazhdojnë të ndjekin një politikë fiskale mbështetëse këtë vit dhe vitin e ardhshëm,” ka deklaruar zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Qëllimi është të ruhen investimet publike, në mënyrë që të stimulohet rritja ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Izrael kanë arritur marrëveshje për formimin e…