Hoxhaj: Qeveria s’ka mendim substancial për të menaxhuar arsimin në pandemi

03 qershor 2021 | 11:25

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka kritikuar qeverinë Kurti për keqmenaxhim të arsimit në pandemi.

Në debatin parlamentar për arsim që po mbahet sot në Kuvend, Hoxhaj ka thënë se kjo qeveri po ia humb Kosovës një gjeneratë.

Sipas Hoxhajt, deri tani qeveria Kurti nuk ka treguar se ka mendim politik për të menaxhuar arsimin në pandemi.

“Më 12 mars të vitit 2020, me vendim të qeverisë u ndërpre mësimi për 450 mijë nxënës e studentë. Ishte mbyllje pa plan. Improvizim ad-hoc. Dhe natyrisht se kur nuk ke plan, nuk ke as kontroll mbi situatën, aq më pak, kontroll mbi ecurinë, e më së paku kontroll mbi cilësinë. Në vitin e ri shkollor 2020/21 që filloi me vonesë, i vetmi organizim që ishte bërë, ishin maskat mbrojtëse, matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve si dhe distanca fizike. Por ajo çfarë nuk ishte parashikuar, ishte dështimi në organizimin e procesit mësimor sipas tre skenarëve: Mësimit në shkollë; Mësimit të kombinuar dhe Mësimit në distancë. Na thuhej se implementimi i këtyre skenarëve do bëhej varësisht nga situata dhe kushtet specifike të institucioneve arsimore. Deri tash, kurrë nuk kemi mësuar se sa shkolla kanë funksionuar sipas skenarit A dhe B ose edhe C? Sepse secili prej këtyre skenarëve flet shumë për atë se në çfarë gjendje jemi aktualisht në arsim”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…