Gjendet i vdekur në vendin e punës një 55-vjeçar në Mitrovicë
Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i ndjeri punonte roje në një depo në Shupkovc, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së tij.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55-vjeçare, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka ka njoftuar policia.