Delegacioni nga Austria takohet me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme

03 qershor 2021 | 13:57

Një delegacion nga Parlamenti i Austrisë ka zhvilluar një takim me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërkohë është bërë me dije se nuk do të mbahet konferencë për medie.

Paraditen e së enjtes, delegacioni nga Parlamenti i Austrisë është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Delegacioni nga Austria i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se deri më…