Zyrtare: Inzaghi, trajner i Interit

03 qershor 2021 | 14:31

Skuadra kampione e Italisë, Inter ka konfirmuar emërimin e Simone Inzaghit në detyrën e trajnerit.

Largimi i Antonio Contes nga klubi i “San Siro” u konfirmua javën e kaluar dhe Interi nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Inzaghi është një nga trajnerët e profilit më të lartë në Serie A që ka bërë një punë të shkëlqyeshme me skuadrën e Lazios gjatë dy sezoneve të fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga personat me të rëndësishëm në klubin e Ballkanit…