Kërkohet të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës

03 qershor 2021 | 14:46

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lejojë mbajtjen e mbrëmjes së maturës.

“Ka një mungesë serioze të koordinimit të dikastereve të përcaktuara të procesit të vaksinimit. Kërkesa ime për ju është edhe pse arsimi primar është përgjegjësi e komunës, mirëpo nga masat e shtetit ta bëni një plan të saktë të procesit të vaksinimit të mësimdhënësve. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë. Dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës”, ka thënë Tahiri në Kuvend.

Ndërsa ministrja Nagavci ka thënë se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.

Ajo ka thënë se vendimi i qeverisë e ndalon një gjë të tillë, derisa theksuar se ky vendim është marr për mirëqenien e nxënësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria do të dhurojë vullnetarisht vaksina kundër Covid-19 për Kosovën…