Ministri i Jashtëm i Serbisë i ankohet Palmerit për Kurtin

03 qershor 2021 | 14:53

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq  ka deklaruar se është e papranueshme siç ka thënë ai që “Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj e veçanërisht formimin e Asociacionit të komunave serbe, duke këmbëngulur vetëm në njohje reciproke”.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur me zëvendëssdihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Kryediplomati serb ka theksuar se dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është mënyra e vetme dhe e duhur për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet palëve.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme që Prishtina të shmang përmbushjen e detyrimeve të saj, veçanërisht formimin e Asociacionit të komunave serbe, duke këmbëngulur vetëm në njohjen reciproke”, ka thënë Selakoviqi, duke shtuar se retorika aktuale “inflamatore” e Albin Kurtit nuk kontribuon në krijimin e një atmosfere të favorshme për dialog, shkruan “Kosovo Online”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hedhjes së shortit për Kampionatin Evropian për Shtete të…